Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nisin punimet, sheshi “Skënderbej” gati për ndryshim

September 07
11:47 2016

...

Bashkia e Tiranës ka nisur ditën e sotme fazën e parë të punimeve për projektin e sheshit “Skënderbej”. Kjo fazë përfshin punimet që nisën nga zona e Muzeut Kombëtar, ku do të bëhet rikonstruksioni total i xhokolit të ndërtesës, rikonstruksioni i shkallëve hyrëse në Muzeun Kombëtar, si dhe punimet në lulishtet përreth Muzeut që do të shndërrohen në kopsht botanik.

Veç këtyre punimeve, Bashkia e Tiranës bën të ditur se do t’u nënshtrohen punimeve edhe sistemi i kanalizimeve të ujërave të shiut dhe të shatërvaneve, për të vazhduar më pas me nënshtresat dhe shtresat përfundimtare.

Ndërsa zbatimi i fazës së dytë do të realizohet në një afat 12 mujor dhe do të kompletojë projektin e sheshit “Skënderbej”.

Faza 1

  1. Qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Zog I” segmenti nga rruga “Ded Gjo Luli” deri në fillim të sheshit “Skënderbej” do të bëhet i kufizuar, në drejtimin e lëvizjes veri-jug, pjesa lindore e Muzeut Historik Kombëtar do të jetë e bllokuar. Qarkullimi i mjeteve në bulevardin “Zogu I” me drejtim veri – jug për në sheshin “Skënderbej” do të devijohet djathtas në rrugën “Ded Gjon Luli”.
  2. Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej”, pjesa lindore, në Rrugën e Dibrës, drejtimi lëvizjes lindje – perëndim, do të bëhet i kufizuar, vetëm në drejtimin e lëvizjes drejt Rrugës së Durrësit dhe djathtas në drejtim të bulevardit “Zogu I”.
  3. Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore, drejtimi i lëvizjes jug – veri do të devijohet vetëm djathtas, përpara xhamisë së Et’hem Beut në rrugën “Luigj Guakuqi”dhe rrugën “Abdi Toptani”.
  4. Qarkullimi i mjeteve për pjesën perëndimore dhe lindore e sheshit “Skënderbej”, do të jetë i bllokuar.
  5. Qarkullimi i mjeteve në segmentin e Rrugës së Kavajës, segmenti midis “Ded Gjo Lulit” dhe sheshit “Skënderbej” në anën veriore të Bankës së Shqipërisë, do të jetë i bllokuar.
  6. Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Durrësit, drejtimi i lëvizjes drejt sheshit “Skënderbej”, do të bëhet i kufizuar, në drejtimin e lëvizjes vetëm djathtas.
  7. Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:
  • Linja “Tirana e Re” do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.
  • Linja “Ish-uzina Dinamo e Re- Sharrë” do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.
  • Linja “Qyteti Studenti – Jordan Misja – Shinat e trenit” do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje