Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nisin hetimet për mjekët e maternitetit, autopsia do të zbardhë shkaqet e vdekjes

Nisin hetimet për mjekët e maternitetit, autopsia do të zbardhë shkaqet e vdekjes
September 16
15:18 2016

Nga Anduena Llabani

Prokuroria nis hetimet për ngjarjen në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku Aida Çakaj, 35 vjeçe, në muajin e nëntë të shtatzënisë humbi jetën së bashku me foshnjën e saj.

Policia u njoftua në orët e para të mëngjesit të 16 shtatorit 2016, ndërsa nuk është i qartë orari kur ka ndodhur vdekja. Familja e saj akuzon mjekët e maternitetit për neglizhencë dhe ka bërë denoncim në polici. Sipas familjarëve, nëna e re nuk është trajtuar në kohë nga mjekët e spitalit.

Nga qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”, gruaja është dërguar në Sanatorium dhe më pas në maternitetin “Koço Gliozheni”, ndërsa kur ka mbërritur në urgjencën e maternitetit të ri ajo ka qenë e mbyllur.

Mjekësia ligjore ka marrë, për akt-ekspertim, trupat e pajetë rreth orës 10:30. Autopsia do të jetë prova që do të zbulojë shkakun e vdekjes.

Prokurorët kanë sekuestruar edhe regjistrin e spitalit, ndërsa policia deklaron se ka shoqëruar personelin mjekësor që ka qenë në turn. 35-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe priste të sillte në jetë fëmijën e tretë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje