Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nisin hetimet pasi u zbuluan 19 kg kokainë në një ngarkesë me pula të ngrira

Nisin hetimet pasi u zbuluan 19 kg kokainë në një ngarkesë me pula të ngrira
October 25
15:14 2016

Nga Anduena Llabani

Deklaratat e autoriteteve italiane se kokaina e zbuluar në një kontenier me pula të ngrira të kapura në shtetin fqinj kishte destinacion Shqipërinë ka vënë në lëvizje policinë shqiptare. Blutë e Durrësit kanë kërkuar informacion nga homologët italianë për kompaninë që ka bërë porosinë e pulave nga Brazili.

Operacioni italian, i cili zbuloi 19 kilogramë kokainë në një ngarkesë me pula të ngrira që udhëtonte me kontenier nga Brazili ka vënë në lëvizje policinë shqiptare. Burime pranë policisë së Durrësit konfirmuan për televizionin shqiptar se blutë e qytetit bregdetar kanë kërkuar informacion nga homologët italianë për kompaninë që ka bërë porosinë. Kjo pasi autoritetet italiane deklaruan se sasia e pulave dhe kokaina që udhëtonin nga Brazili kishin destinacion Shqipërinë. Sasia e drogës u kap në Itali, teksa autoritetet në vendin fqinj kanë bllokuar dokumentacionin e kompanisë që kishte porositur ngarkesën me pula në vendet latine. Do të jenë hetimet ato që do të mund të përcaktojnë kompaninë që do të tërhiqte ngarkesën në Durrës. Droga e fshehur mes pulave te ngrira që udhëtonin nga Paranagua e Brazilit u zbulua dje nga oficerët e komandës provinciale të “Guardia di Finanza”-s së Reggio Calabrias, në portin e Gioia Tauro. Sipas policisë italiane, destinacioni përfundimtar do të ishte porti i Durrësit. Nëse hidhej në treg, kokaina do të kapte vlerën e 4 milionë eurove./Blitz.al/

Komento
Shperndaje