Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nishani për ligjin e mbetjeve urbane: Do të flas në fund

Nishani për ligjin e mbetjeve urbane: Do të flas në fund
October 03
11:27 2016

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, është shprehur se do ta thotë fjalën e tij për ligjin e importit të mbetjeve pasi të kenë përfunduar konsultat me ekspertë të fushave.

Ai theksoi që çështje të tilla duhet të drejtohen në rrugën e zgjidhjes, ku mendimi i sovranit të prevalojë dhe ai të ndihet i respektuar.

“Natyrisht që do të ketë një qëndrim, por presidenti do të flasë në fund. Pasi të ezauroj një konsultë me ekspertë që po punojnë për çështjen, jo vetëm në aspektin juridik e administrativ, por edhe të interesit publik”,- është shprehur ai ndër të tjera.

Këtë deklaratë, kreu i lartë i shtetit e bëri gjatë një konference për shtyp me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje