Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nishani për konfliktin me PS-në për Dibrën: Data e zgjedhjeve, e përcaktuar automatikisht nga Kushtetuesja

Nishani për konfliktin me PS-në për Dibrën: Data e zgjedhjeve, e përcaktuar automatikisht nga Kushtetuesja
August 04
12:48 2016

Në konferencën për mediat, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar për çështjen e zgjedhjeve në Dibër dhe apelin e PS-së për të tërhequr dekretin. Kreu i Shtetit deklaroi se është informuar nga gjykata. “Gjykata më informoi. Nuk është presidenti ai që shpall datën e zgjedhjeve. Data është përcaktuar automatikisht nga Kushtetuesja”, – është shprehur Nishani, përcjell Blitz.al.

Në fjalën e tij, Nishani iu referua edhe çështjes më të diskutuar, miratimit të reformës në drejtësi me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. Ai bëri me dije se ka ftuar të martën krerët e grupeve parlamentare. “Mbështes çdo hap dhe vendim të kuvendit. Kjo është një çështje me rëndësi kombëtare, ku reforma në drejtësi paraqitet si domosdoshmëri. Reforma do të sjellë konsolidimin e trupës gjyqësore. Të shohim sa më parë sekuestrimin e pasurive të gjyqtarëve të korruptuar”, – është shprehur ndër të tjera z. Nishani. /Blitz.al/

Komento