Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nishani në OKB: Mbështesim aksionet për paqen

Nishani në OKB: Mbështesim aksionet për paqen
September 23
15:36 2016

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka mbajtur fjalën e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai u shpreh se Shqipëria u qëndron besnike parimeve të OKB-së dhe mbështet të gjitha aksionet për paqen.

Veç kësaj, ai theksoi se Shqipëria ka ndjeshmërinë e duhur ndaj sfidave dhe mbështet të gjitha përpjekjet për parandalimin e konflikteve.

“Dëshiroj të nënvizoj se vendin im mbetet besnik ndaj OKB-së. Dua të përfitoj dhe t’ju siguroj se vendi im ka ndjeshmërinë e duhur ndaj sfidave dhe mbështet të gjitha përpjekjet për ndalimin e konflikteve dhe  për të siguruar paqe dhe siguri”, – u shpreh kreu i shtetit.

Sa i përket çështjes së emigrantëve, presidenti Nishani u shpreh se Shqipëria mbetet e angazhuar për kapërcimin e krizës së emigrantëve dhe i ka plotësuar të gjitha kërkesat që janë bërë në kohën e duhur. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje