Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nishani në Bruklin, përuron shtatoren e Nënë Terezës

Nishani në Bruklin, përuron shtatoren e Nënë Terezës
September 26
10:22 2016

Gjatë vizitës së tij në Nju Jork (New York), Presidenti i Republikës së Shqipërisë ishte i ftuar Kishën e Saint Athanasiusit në Bruklin (Brooklyn), ku mori pjesë në meshën e shenjtë. Në fjalën e tij, ai falënderoi klerikët dhe veprimtarët shqiptarë që dhanë kontributin e tyre në ngritjen e shtatores për Nënë Terezën.

I pranishëm në ceremoni, kreu i Lartë i Shtetit shqiptar përuroi shtatoren e shqiptares Nënë Tereza, e cila u shenjtërua pak kohë më parë në Vatikan.

“Sot është dita e fundit e vizitës sime disaditore në qytetin e mrekullueshëm që nuk fle kurrë, në qytetin që për ne shqiptarët jo rrallëherë është personifikuar me zërin e mrekullueshëm të këngës së të paharrueshmit Frank Sinatra, “Nju Jork – Nju Jork”.

Jam i bindur që të gjithë ju dhe kushdo tjetër që banon në Bruklin do të frymëzohet dhe marrë shembull nga  jeta dhe vepra e kësaj shenjtoreje shqiptare”,- tha presidenti Nishani. /Blitz.al/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje