Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nishani në 70-vjetorin e ANNO: Diaspora të bëhet pjesë e administratës në vend

Nishani në 70-vjetorin e ANNO: Diaspora të bëhet pjesë e administratës në vend
August 05
19:58 2016

I pranishëm në 70-vjetorin e krijimit të Organizatës Kombëtare Shqiptaro-Amerikano (ANNO), Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, vlerësoi kontributin në rang botëror të shqiptarëve dhe theksoi se shqiptarët e arsimuar në diasporë duhet të bëhen pjesë e administratës publike në Shqipëri. Veç kësaj, ai theksoi se duhet të krijohen kushte lehtësuese që edhe biznesmenët në diasporë të inkurajohen për të shtrirë bizneset e tyre edhe në Shqipëri.

“Klima ofron shumë mundësi. Kemi liqene, dete, male dhe lumenj dhe njerëz me zemër të fortë, por duhet të përgatisim njerëz me mendje të qartë. Ju lutem të ofroni kontributin tuaj në këtë drejtim. Në vitet e fundit Shqipëria ka ndryshuar, brezi i ri që është rritur është më i mirë se ne dhe Shqipëria nuk ka alternativë tjetër, përveçse të ecë në rrugën e zhvillimit dhe të përparimit”, – u shpreh, ndër të tjera, presidenti Nishani. /Blitz.al/