Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nishani me Tusk: Shqipëria, e vendosur në përmbushjen e detyrimeve ndaj BE-së

Nishani me Tusk: Shqipëria, e vendosur në përmbushjen e detyrimeve ndaj BE-së
April 27
13:15 2016

Gjatë një konference të përbashkët me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nisahni, kreu i Këshillit të Europës, Donald Tusk, foli për rëndësinë e ndërmarrjes së reformave në Shqipëri me qëllim që vendi të ecë në drejtim të BE-së.

“Është e rëndësishme të theksojmë zbatimin reformave. Eshtë i rëndësishëm dialogu politik mes partive politike. Shqipëria është një partner i besueshëm i BE-së. Jam i bindur se me dëshirën e madhe politike për zbatimin e reformave, Shqipëria do të ketë shumë arritje.”- tha presidenti i KE-së.

Nga ana tjetër, Presidenti Bujar Nishani deklaroi se Shqipëria është duke përmbushur kriteret për tu anëtarësuar në BE. Ai falenderoi kontributin e presidentit të KE-së dhe theksoi se Shqipëria do vijojë me rrugën e saj të bashkëpunimit.

“E sigurova zotin Tusk se Shqipëria është e angazhuar të vazhdojë me konsolidimin e institucioneve. Ne i kushtuam një vëmendje të veçantë për të zgjidhur krizën e refugjatëve për ndihmesën që mund të japë Shqipëria. E sigurova se Shqipëria është e angazhuar me të gjitha institucionet për të dhënë kontributin në zgjidhjen e krizës së refugjatëve.”, bëri me dije presidenti Nishani.

Komento