Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nishani letër ngushëllimi Mattarella-s: Lutem të mos ketë viktima të tjera

Nishani letër ngushëllimi Mattarella-s: Lutem të mos ketë viktima të tjera
August 24
15:36 2016

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i ka shprehur ngushëllimet Presidentit Matarella për tërmetin që goditi qytetet në Italinë qendrore, lëkundje që shkaktuan dhjetëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

“I nderuar Zoti President,

Jam shumë i trishtuar për humbjen e jetëve njerëzore, si dhe dëmet e mëdha materiale të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot disa qytete të Italisë qendrore.

Me hidhërim të thellë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe ju siguroj se në këto momente të vështira dhe dhimbje, unë dhe populli shqiptar jemi me familjet e prekura nga tërmeti, me ju dhe popullin mik italian.

Lutem e shpresoj që nën rrënojat e godinave të shembura të mos ketë më viktima të tjera, ndërsa të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.”, citohet në mesazhin e Kreut të Shtetit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje