Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nishani i jep shtetësinë shqiptare dy politikanëve kosovarë

Nishani i jep shtetësinë shqiptare dy politikanëve kosovarë
May 06
22:46 2016

Presidenti i Republikës së Shqipërisë i ka dhënë shtetësinë shqiptare dy figurave të njohura të politikës në Kosovë, kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Kryekomunari i Prishtinës ka qenë më parë nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa Mimoza Kusari ka mbajtur postin e ish-zv/kryeministres të Republikës së Kosovës dhe ish-ministres së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Shtetësia shqiptare i është dhënë edhe gazetarit Berat Buzhala, më parë ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.