Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nishani i bashkohet shoqërisë civile, inspekton punimet te liqeni

Nishani i bashkohet shoqërisë civile, inspekton punimet te liqeni
April 13
11:34 2016

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së shoqërisë civile për të vizituar në orën 12:00 të ditës së sotme vendin ku po zbatohet ndërtimi i parkut të Liqenit Artificial.

Njoftimi u bë nga Presidenca, e cila theksoi se kreu i shtetit u ftua nga shoqëria civile për të parë vendin ku ka nisur zbatimi i projektit të parkut të lojërave. Nishani ofroi dje mbështetjen juridike të Presidencës për kauzën e atyre që kundërshtojnë betonizimin e parkut.

Një ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi pas deklaratës së presidentit duke shkruar në Twitter se presidenti do të bëhet kryetari i Bashkisë dhe aludoi se ka marrë urdhra nga PD.