Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nishani firmos dekretin, krerët e Vetëvendosjes përfitojnë nënshtetësinë shqiptare

Nishani firmos dekretin, krerët e Vetëvendosjes përfitojnë nënshtetësinë shqiptare
August 22
18:21 2016

Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë kanë përfituar nënshtetësinë shqiptare në sajë të firmosjes së dekretit nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Mësohet se kanë përfituar nënshtetësinë me procedurë të shpejtë kryetari i VV-së, Visar Ymeri, sekretari organizativ Dardan Molliqaj, anëtari i Kryesisë dhe deputetët Albin Kurti, Glauk Konjofca, Aida Dërguti.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi. Referuar portalit “Periskopi”, shteti shqiptar i ka pajisur me pasaporta si përgjigje për depërtimet e aktivistëve të VV-së nga Kosova në Shqipëri.

“Para pak muajsh, autoritetet e Kosovës kishte larguar nga Kosova dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, sepse kishin shtetësi shqiptare. Boiken Abazi u deportua dhe iu ndalua hyrja në Kosovë për 2 vitet e ardhshme, ndërsa Arbër Zaimit iu caktua një masë më e lehtë duke mos iu lejuar hyrja në Kosovë për dy muaj.”, citohet ndër të tjera. Këtyre masave të autoriteteve kosovare, Shqipëria i është përgjigjur me dhënien e nënshtetësisë.

/Blitz.al/