Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nishani dekreton lirimin e ambasadorëve Besiana Kadare dhe Kujtim Xhani

Nishani dekreton lirimin e ambasadorëve Besiana Kadare dhe Kujtim Xhani
March 21
16:19 2016

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar lirimin nga detyra si ambasadore të Besiana Kadaresë, vajzës së shkrimtarit Ismail Kadare. Ajo ka mbajtur këtë detyrë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

“Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të kryeministrit, dekretoj: zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO)”, – thuhet në dekretin e presidentit.

Një tjetër dekret që Nishani ka nënshkruar është ai i lirimit nga detyra të Kujtim Xhanit, që mbante detyrën e ambasadorit në Republikën Popullore Demokratike të Koresë dhe në Republikën Socialiste të Vietnamit.

Komento