Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nis viti i ri akademik, Nikolla: Skema e studimeve u zgjodh nga vetë studentët

Nis viti i ri akademik, Nikolla: Skema e studimeve u zgjodh nga vetë studentët
October 20
10:28 2016

Ditën e sotme ka nisur viti i ri akademik 2016-2017, ku rreth 120 mijë studentë janë ulur në auditorët e fakulteteve. Ndërkohë, 40% e maturantëve që ende nuk janë shpallur fitues po presin datën 27 tetor, ditën e fundit të regjistrimit në universitete.

Nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, uroi studentët për këtë vit të ri akademik. Në fjalën e saj mëngjesin e sotëm, Nikolla u shpreh se këtë vit kanë qenë vetë studentët që kanë përcaktuar skemën e pranimeve në universitete.

“Kuotat dhe tarifat u përcaktuan nga vetë studentët. Skema e pranimeve është ngritur po nga vetë studentët. Skeptikët sulmuan ligjin e ri, por u tregua e kundërta”, – u shpreh ndër të tjera ajo.

Ndërsa rektori Mynyr Koni, që ishte gjithashtu i pranishëm, bëri me dije se këtë vit akademik në Universitetin e Tiranës do të studiojnë 11 mijë studentë në total, ndër ta 5400 në ciklin e parë dhe 5600 në ciklin e dytë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje