Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nis testimi për policët e rinj, Tahiri kujton Gërdecin

Nis testimi për policët e rinj, Tahiri kujton Gërdecin
March 15
21:35 2016

Nisi të martën testimi për 5000 kandidatë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i pranishëm në Pallatin e Kongreseve, e vuri theksin te vështirësia e punës së forcave të policisë, të cilët arrestojnë ata që shkelin ligjin e më pas ndihen të zhgënjyer kur gjykatat e korruptuara i nxjerrin të pafajshëm. Tahiri gjithashtu përmendi se nuk është e lehtë të jesh polic, siç edhe është parë jo rrallë herë që shumë prej tyre bien pre e korrupsionit, disa të tjerë bëjnë gabime, të tjerë shfrytëzojnë postin apo bëhen padrejtësisht pjesë e policisë dhe nuk e kryejnë këtë detyrë siç duhet.

Në fund të fjalës së tij mbi problematikat që do të hasin, por që medoemos duhet t’i tejkalojnë për të kontribuar në një rifreskim të të gjithë organizimit policor, Tahiri përmendi se nga të gjithë këta kandidatë do të pranohen vetëm 300 më të mirët.

Gjithashtu ai nuk la pa përmendur edhe faktin që 8 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, autorët ndodhen jashtë vendit, ndërsa këtu diskutohet për reformën në drejtësi. Duke apeluar që paradokse të tilla të mos jenë më pjesë e realitetit shqiptar, ai ka kërkuar ndershmëri dhe seriozitet te kandidatët e rinj.

 

Shperndaje