Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nis takimi Meta-Rama-Basha në Kuvendin e Shqipërisë. Mungojnë Vlahutin e Lu

Nis takimi Meta-Rama-Basha në Kuvendin e Shqipërisë. Mungojnë Vlahutin e Lu
July 18
16:14 2016

Ka nisur takimi i shumëpritur lidhur me Reformën në Drejtësi, në Kuvendin e Shqipërisë.

Deri tani prezentë janë kryetari i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar nga Petrit Vasili dhe Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Pas tij janë paraqitur edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi dhe ndryshe nga sa u përfol para takimit, ka mbërritur edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në fakt nuk është arritur të realizohet kërkesa e djeshme e Ilir Metës, i cili kërkoi që të ishin 5 aktorët kryesorë në takim; Meta, Rama, Basha dhe dy ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin.

Pikërisht këta dy të fundit nuk janë prezentë, me arsyetimin se do të mund të uleshin në të njëjtën tavolinë me krerët shqiptarë vetëm nëse ajo që do të diskutohej do të ishte versioni ‘hibrid’ i reformës, i propozuar nga ndërkombëtarët.

Komento
Shperndaje