Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nis “spastrimi” në Turqi pas tentativës për grusht shteti, 6.000 të arrestuar deri tani

Nis “spastrimi” në Turqi pas tentativës për grusht shteti, 6.000 të arrestuar deri tani
July 17
15:03 2016

Pas mbrëmjes të së premtes ku u tentua marrja në kontroll e pushtetit në shtetin turk, qeveria ka nisur “spastrimin”. Autoritetet turke vunë përpara përgjegjësisë dhjetëra gjeneralë, gjyqtarë të lartë dhe prokurorë të akuzuar për mbështetje në grushtin e shtetit, i cili dështoi.

Burime nga qeveria kanë bërë me dije se gati 3,000 ushtarë u vunë në pranga, të dyshuar për përfshirje në puçin e nisur të premten mbrëma dhe që përfundoi në orët e para të së shtunës, transmeton Blitz.al.

Televizioni NTV në Turqi bëri me dije se 34 gjeneralë të lartë janë ndaluar deri më tani, përfshirë këtu emra të njohur si Erdal Ozturk, komandant i ushtrisë së tretë dhe Adem Huduti, komandant i ushtrisë me bazë në Malatya. Autoritetet kanë kryer kontrolle të vazhdueshme ndërkohë që vijojnë hetimet në kërkim të ideatorit të këtij grusht shteti që i kushtoi jetën 265 personave.

Janë lëshuar qindra urdhër-arreste, ndërkohë që deri më tani janë arrestuar 6,000 persona në total. Të arrestuarit dyshohet se i përkasin grupit të kryesur nga armiku i presidentit Erdogan, Fethullah Gulen, i cili akuzohet për organizimin e këtij grusht shteti. Nga ana tjetër, Gulen i ka mohuar këto akuza.

Etiketimet
Shperndaje