Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nis sot shkolla, 24 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka

Nis sot shkolla, 24 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka
September 16
08:29 2019

Nis sot viti i ri shkollor 2019-2020. 24 mijë fëmijë do të ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa në sistemin 9-vjeçar janë gjithsej 272 mijë nxënës. Kur nga një anë prindërit kanë nisur që në mëngjes herët të bëjnë gati fëmijët për në shkollë, Policia Rrugore në të gjitha qytetet është vënë në gatishmëri për mbarëvajtjen e trafikut.

Ndryshe nga vitet e kaluara, edhe këtë vit shkollor, teorikisht prindërve do t’u duhet të shpenzojnë më pak për librat e fëmijëve nga klasa e parë në të katërtën, pasi ato janë dhënë për përdorim nga qeveria, dhe do t’i rikthejnë në fund të shkollës.

Ndërkaq, Policia Rrugore e Tiranës ka hartuar një plan veprimi me detyra specifike, në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore. Plani përfshin edhe kontrollin rigoroz të mënyrës së transportit të fëmijëve në moshë jo madhore kryesisht për ata deri në 12 vjeç, për të cilët Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë parashikon përdorimin e sistemeve të fiksimit me qëllim sigurimin e tyre dhe parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i ngjarjeve rrugore.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin e tij për nisjen e vitit të ri shkollor 2019-2010 ta bëjë me 10 nxënës model, me notat 10.

Nga ana tjetër, Presidenti Meta në mënyrë simbolike ka postuar nje foto në bankat e shkolles, duke uruar të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor. Ai e ka realizuar këtë foto gjate nje vizite ne nje shkolle duke uruar “shumë suksese edhe për të gjithë nxënësit në këtë vit të ri shkollor, në përpjekjet e tyre për nxënien e dijeve të reja, aq të domosdoshme në përballimin e dallgëve të jetës”.

/Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share