Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nis seanca, Saimir Tahiri paraqitet në Gjykatën e krimeve të rënda i shoqëruar nga avokati i tij

Nis seanca, Saimir Tahiri paraqitet në Gjykatën e krimeve të rënda i shoqëruar nga avokati i  tij
December 15
10:07 2017

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda rreth orës 09:30. Thirrja e Tahirit është bërë në bazë të procedurës së kodit penal, ku personi ndaj të cilit është marra masa thirret brenda 5 ditësh për tja komunikuar masën.

Ish ministri është thirrur  për të dëshmuar nga gjyqtarja Liliana Baku dhe shoqërohet nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Ai do të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguruara nga Prokuroria. Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që i bllokoi pasaportën Saimir Tahirit, pjesë e argumenteve janë edhe disa përgjime të reja, që janë paraqitur si provë nga Prokuroria.

Kjo masë u mor nga Krimet e Rënda me kërkesë të prokurorisë, pas analizimit të dosjes së dytë prej afro 2 mijë faqesh që mbërriti nga Italia.

Në këtë dosje Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët, lakojnë emrin e ish-ministrit, i cili nga përgjimet rezulton se ka përfituar dhurata të majme nga grupi kriminal.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se nga analizimi i provave dhe fakteve, rezulton se Saimir Tahiri në kohën kur ushtronte funksionin e ministrit të Brendshëm, ka përkrahur Moisi Habilajn dhe bashkëpunëtorët e këtij të fundit, në aktivitetin e kundraligjshëm të trafikimit të narkotikëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje