Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nis protesta e maturantëve përpara Kryeministrisë

September 07
10:54 2016

...

Maturantët e pakënaqur me listat paraprake të fituesve në universitet publike në vend kanë dalë sot në protestë për të shprehur kundërshtimin e kësaj reforme në arsim që favorizon vetëm një pakicë maturantësh, duke përjashtuar qindra të tjerë që nuk kanë rezultuar fitues në asnjë program studimor.

“Jam maturant, sikundër secili prej jush, dua sistemin e vjetër”; “Kërkojmë të drejtat tona, na është mohuar e drejta e shkollës”,;“Reforma e arsimit të lartë e solli këtë situatë”; “Kam fituar vetëm në një program studimi, nuk më pëlqen dega ku kam rezultuar fituese” – janë disa nga ato që kanë shprehur maturantët e mbledhur përpara Kryeministrisë.

Në një njoftim të mbrëmjes së djeshme, Ministria e Arsimit kërkoi nga maturantët që të ndjekin udhëzimet dhe të presin publikimin e listave përfundimtare më 20 shtator. Pas asaj date, ata mund të aplikojnë në programet studimore që do të mbeten të lira. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje