Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nis operacioni i shpëtimit të 12 djemve të ngecur në një shpellë në Tailandë

Nis operacioni i shpëtimit të 12 djemve të ngecur në një shpellë në Tailandë
July 08
10:33 2018

Nis operacioni i shpëtimit në Tailandë i Navy Seals për të nxjerrë jashtë shpellës 12 djemtë e bllokuar prej dy javësh së bashku me trajnerin e tyre.

’Sot është D-day dhe djemtë janë gati për të përballuar çdo sfidë’, ka thënë për gazetarët shefi i operacionit Narongsak Osotanokor. Në zonë kanë filluar shirat dhe kjo ka shtyrë skuadrat e shpëtimit, që do ndihmojnë në nxjerrjen jashtë të futbollistëve, të përshpejtojnë operacionin.

Djali i parë që do të nisë udhëtimin drejt lirisë është një 14 vjecar, i pari nga djemtë e zgjedhur nga forcat e ushtrisë dhe të forcave të shpëtimit. Është nga ata më të fuqishmit dhe prandaj është zgjedhur pikërisht i pari për këtë dalje të mundimshme.

Në zonën rreth shpellës Tham Luang ka filluar shiu edhe pse jo me vrullin dhe intensitetin e madh që e karakterizon këtë zonë, duke rrezikuar që shpella të mbulohet sërish me ujë.

‘Pjesa më e madhe e rrugës për të dalë nga shpella do të bëhet në këmbë dhe niveli i ujit tani është më i ulëti i ditëve të fundit’, sqaron Guvernatori Narongsak Osatanakorn, përgjegjës i operacionit, i cili nuk ka specifikuar se për sa metra fëmijët do të zhyten në ujë.

Operacioni i shpëtimit do të zgjasë disa ditë dhe kjo varet edhe nga moti, thonë përgjegjësit e operacionit.
Djali i parë që do të dalë nga shpella pritet të jetë në ‘liri’ jo më parë se ora 16 me orën tonë e ditës së sotme. Do të jenë rreth 18 zhytës profesionist në ndihmë të djemve. Cdo fëmijë do të ketë dy zhytës në dispozicion të cilët do të jenë të lidhur mbas një kavoje. Mes zhytësve 13 janë të huaj dhe 5 tajlandezë. Nxjerrja jashtë e djemve ka nisur në orën 10 (ora lokale) ora 5 me orën tonë. Operacioni do të zgjasë 11 orë për çdo fëmijë. Për operacionin janë vënë në dijeni të gjithë familjarët e djemve dhe shpëtimi do të jetë tek e tek./Blitz.al/

Burimi: Ballkanweb

Komento
Shperndaje