Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nis mbledhja e Komisionit të Reformës, në fokus ligji i Vetingut

Nis mbledhja e Komisionit të Reformës, në fokus ligji i Vetingut
August 02
11:36 2016

Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, ka nisur mbledhjen që ka në fokus ligjin e Vetingut. Ekspertët janë njoftuar vetëm për diskutimin e ligjit të Vetingut dhe jo 6 të tjerat që bëjnë funksionale Reformën në Drejtësi.

Së fundmi kanë mbërritur në mbledhjen e komisionit edhe përfaqësuesit e opozitës. Përpara zhvillimit të saj, ekspertët e PD-së zhvilluan një takim prej disa minutash me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ligji i Vetingut, ose thënë ndryshe ligji i vlerësimit të gjyqtarëve, u është dhënë anëtarëve të komisionit të posaçëm dhe është gati për tu diskutuar nen për nen dhe në themel, mes palëve. Në draftin drejtuar komisionit të posacëm, EURALIUS përfshiu edhe ndryshimet kushtetuese për Vetingun, të cilat u miratuan konsensualisht më 22 korrik. /Blitz.al/