Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nis Kampionati Botëror “Rusi 2018”. Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Luzhniki”

Nis Kampionati Botëror “Rusi 2018”. Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Luzhniki”
June 14
16:57 2018

Mijëra tifozë të futbollit janë mbledhur sot në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, për të përcjellë ceremoninë e hapjes së Botërorit 2018.

Ndeshja e parë sigurisht i takon organizatorit. Është Rusia që do të luajë kundër Arabisë Sauditë në edicionin e 21-të të turneut më të madh global të sportit në botë.
Eventi më i ndjekur sportiv nisi në Moskë me dy këngë të Robie Williams e sopreanos ruse Aida Garifullina e më pas me fjalën e “fenomenit” të futbollit braziliani Ronaldo.

“Dashuri” e “Paqe” ishin motivacionet pjesë e ceremonisë madhështore të zhvilluar në stadiumin Luzhniki.

Flamujt e të gjithë vendeve pjesëmarrëse në këtë kompeticion parakaluan mbi tapetin e blertë.

Ishte portieri i Portos, Iker Casillas që solli trofeun e Kupës së Botës në fushë.

Komento
Shperndaje