Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nigeri, vritet lideri i Boko Haram

Nigeri, vritet lideri i Boko Haram
August 23
13:14 2016

Ushtria nigeriane ka bërë të ditur në “Twitter” ekzekutimin e liderit të organizatës terroriste “Boko Haram”, Abubakar Shekau. Ky lajm është bërë me dije edhe nga mediat lokale, të cilat deklaruan se kreu i organizatës terroriste u plagos dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e një sulmi ajror.

Edhe më përpara janë publikuar lajme për vdekjen e liderit të “Boko Haram”-it, të cilat janë përgënjeshtruar më pas. Vdekja e tij përflitet një ditë pasi aviacioni ushtarak nigerian deklaroi ekzekutimin e 300 anëtarëve të “Boko Haram” në sajë të sulmeve ajrore në provincën e Borneos.

Më 4 gusht të këtij viti, Abubakar Shekau, bëri me dije përmes një mesazhi audio se vijonte të ishte në krye të organizatës pavarësisht se ISIS njeh Abu Musab al-Barnawi-n, si lider të organizatës. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje