Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngushëllimet e yjeve të futbollit për shuarjen e skuadrës braziliane

Ngushëllimet e yjeve të futbollit për shuarjen e skuadrës braziliane
November 29
16:39 2016

Pas tragjedisë së tmerrshme të avionit të rrëzuar në Kolumbi që i mori jetën 76 personave, mes të cilëve lojtarët e ekipit të futbollit Chapecoense të Brazilit, kanë shprehur ngushëllimet e tyre disa prej yjeve të futbollit botëror.

Njëri prej tyre ka qenë Philippe Coutinho, i cili ka shkruar: “Sa trishtim! Të lutemi që Zoti të pranojë shpirtrat e tyre! Zi!”- përfundon mesazhi i yllit brazilian.

Leo Messi: “Ngushëllimet e mia më të thella për familjet, shokët e mbështetësit e klubit Chapecoense”.

“Perandori” Adriano ka reaguar pas ngjarjes: “Shumë i trishtuar. Të lutemi që Zoti të bekojë familjet e tyre!”.

Nuk mund të mos shprehte ngushëllimet ylli brazilian Ronaldo: “Ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe miqve të viktimave të aksidentit”.

Edhe argjentinasi Angel di Maria ka shprehur ngushëllimet e tij me një mesazh të shkurtër në Facebook në gjuhën portugeze: “Força Chape”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje