Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngrihet alarmi: “Ndotja e ajrit në Tiranë kap shifra stratosferike, 8 herë më e madhe se norma e BE!”

Ngrihet alarmi: “Ndotja e ajrit në Tiranë kap shifra stratosferike, 8 herë më e madhe se norma e BE!”
January 12
18:48 2018

Prej vitesh ambjentalistë dhe specialistë të mjedisit kanë ngritur shqetësime për ndotjen e ajrit në vendin tonë, sidomos në kryeqytet.

Mbipopulli i qyteteve, vendosja e industrive pranë zonave urbane, djegia e plehrave, trafiku i rënduar: janë disa prej shkaqeve që kanë çuar në ndotjen e ajrit në vendin tonë.
Ama, në këtë fillim viti shifrat e ndotjes kanë kapur vlera stratosferike.

Citizens Channel ka nisur investigimin duke matur çdo ditë sasinë e ndotjen në zona të ndryshme në kryeqytet. Piku është regjistruar në datën 8 janar apo ditën e hënë, kur shifrat kanë kapërcyer ato të normës së lejuar nga BE me plot 8 herë.

“Cilësia e ajrit tek Sheshi Avni Rustemi në orën 18:00 ishte rreth 8 herë më e ndotur se standartet europiane. Vlera e PM10 ishte 207.7 µg/m3 ndërsa vlera e PM2.5 196.1 µg/m3. Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit vlerat e tyre nuk duhet të jenë më të larta se 25 µg/m3. Situata paraqitej më e rëndë në kryqëzimin pranë Rrugës së Elbasanit ku vlera e PM10 në orë 18:13 arrinte vlerë 303.9 µg/m3 dhe PM2.5 263,2 µg/m3”, – shkruan ç në një video ku tregohen qartë parametrat e matura.
Matja ka vazhduar edhe ditën e djeshme, ku në një nga zonat më të populluara, atë të Myslym Shyrit, parametrat janë më pak se dyfishi i normave të Bashkimit Evropian.

“Cilësia e ajrit në Rrugën e Barrikadave në orën 18:01 të datës 10 janar 2018 ishte pak më shumë se dyshifi i normave europiane. Vlera e PM10 ishte 67 µg/m3 ndërsa vlera e PM2.5 61 µg/m3. Në Rrugën Ded Gjo Luli vlera e PM10 në orën 18:08 arrinte vlerëm 77.6 µg/m3 dhe PM2.5 77.1 µg/m3. Ndërsa në Rrugën Myslym Shyri orën 18:15 e PM10 në orën 18:30 arrinte vlerëm 62.3 µg/m3 dhe PM2.5 55 µg/m3”, – raporton portali investigativ.

Duket se nëse vazhdojmë me këto ritme, numri i qytetarëve me probleme në sistemin e frymëmarrjes do të jetë më i madh seç pritet. /Blitz.al/

Shperndaje