Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngrica, Liqeni i Ohrit kthehet në pistë patinazhi

Ngrica, Liqeni i Ohrit kthehet në pistë patinazhi
January 10
17:59 2017

Një pjesë e Liqenit të Ohrit në krahun maqedonas është ngrirë, duke marrë pamjen e një piste patinazhi.

Pamjet janë fiksuar në bregun e liqenit në qytetin e Strugës dhe është kthyer në një vend argëtimi për disa orë me radhë për strugianët, pasi është një fenomen shumë i rrallë që ndodh vetëm për shkak të temperaturave tejet të ulëta të regjistruara këto ditë.

Disa metra larg nga bregu, Liqeni i Ohrit është ngrirë tërësisht me një shtresë të trashë akulli.

Qytetarët kanë thënë se nuk e mbajnë mend herën e fundit kur ka ngrirë liqeni dhe ndoshta kanë parë një pjesë shumë të vogël para 30 viteve të ngrijë kështu, por jo aq sa këtë vit.

Pamje të tilla janë fiksuar edhe në Pogradec 2 ditë më parë, pasi ishin krijuar koraca akulli përgjatë një shëtitoreje hekuri, që mund ta shihni në fotot e mëposhtme. /Blitz.al/

liqeni-1

oher

 

Komento
Shperndaje