Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

N’Golo Kante, futbollisti më efektiv në Premier League

N’Golo Kante, futbollisti më efektiv në Premier League
December 22
15:13 2016

Nëse vdekja dhe taksat janë të sigurta në jetë, tashmë po bëhet thuajse e sigurt edhe fitorja e ekipit kur është në fushë N’Golo Kante.

Mesfushori difensiv i Chelsea-t ka treguar disa paraqitje mbresëlënëse në fushë për ekipin, duke e ndihmuar në një sezon thuajse perfekt deri tani, me 11 fitore në seri.

E nëse zakonisht vihen në pah sulmuesit apo mesfushorët sulmues me paraqitjet e tyre, tashmë është radha e një mesfushori si Kante për të folur mbi punën e tij të palodhur.

Mesfushori francez u transferua verën e këtij viti për 37 milionë $, pas një sezoni të mrekullueshëm me skuadrën e Leicester City, me të cilën arriti të fitojë kampionatin në një vit që do të mbahet mend shumë gjatë.

Ndihma që i dha Leicester për të fituar trofeun duket edhe te shifrat.

Me Kante, skuadra e Ranierit grumbullonte 2.29 pikë për ndeshje, kurse pa atë ka mbledhur vetëm 1.22 pikë.

Asnjë lojtar tjetër i Premier League nuk ka luajtur një mesatare ndeshjesh aq sa Kante, plot 68.5%.

Ajo që e bën atë të veçantë është loja e tij dhe vrapimi gjatë gjithë ndeshjes, duke të dhënë idenë e një motori të vërtetë. Dikur Ranieri thoshte se me Kante ekipi kishte 12 lojtarë dhe jo 11. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje