Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngjarje tronditëse në Tiranë, humb jetën 13 vjeçarja

Ngjarje tronditëse në Tiranë, humb jetën 13 vjeçarja
October 11
21:10 2018

Mbrëmjen e sotme një ngjarje tronditëse ka ndodhur në kryeqytet. Një 13 vjeçare ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Nivo Avrami pranë Bregut të Lumit në Tiranë dhe ka qenë i ati, Xhevat Brahaj, që e ka gjetur dhe e ka dërguar në spital.

Mjekët kanë konfirmuar se vajza kishte plagë në bark, por nuk dihet ende nëse janë shkaktuar nga një armë zjarri apo mjet prerës. Policia po heton ngjarjen dhe familja e saj po merret në pyetje.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

“Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, njofton zyrtarisht policia e Tiranës.”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje