Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngjarje e rëndë në Tiranë, iraniani tenton të përdhunojë një 11-vjeçar

Ngjarje e rëndë në Tiranë, iraniani tenton të përdhunojë një 11-vjeçar
March 22
12:54 2016

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një muxhahedin 35 -vjeçar me akuzën e tentativës për abuzim seksual.

I ndaluari nga policia, me origjinë nga Irani, i vendosur në Tiranë si azilant politik, ka tentuar të përdhunojë një fëmijë 11-vjeçar. Mousa Jaberifar, i cili banon në Fushë-Mëzez, i kishte kërkuar 11-vjeçarit me inicialet B.S. që të shkonte në market të blinte bukë dhe t’ia sillte në banesën e tij. Sipas rrëfimit të 11-vjeçarit, pasi është futur në banesën e iranianit, ai e ka zhveshur dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të miturin. Pas shumë përpjekjeve 11-vjeçari i terrorizuar ka arritur të shpëtojë dhe ka lajmëruar familjen, e cila menjëherë ka kryer kallëzim penal ndaj shtetasit iranian. I pyetur në polici për ngjarjen, 35-vjeçari e ka mohuar, duke pretenduar se nuk ka pasur asnjë komunikim me të miturin.

Shperndaje