Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngjarje e rëndë në Shkodër, një person mbetet i vrarë me armë zjarri

Ngjarje e rëndë në Shkodër, një person mbetet i vrarë me armë zjarri
December 17
12:30 2017

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër paraditen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grudë, rreth orës 11:00 ku mësohet se viktima është Angjelin Shkami.

Policia e Shkodrës ka dhënë detajet e para nga ngjarja e rëndë që tronditi sot qytetin ku  32-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri.

Sipas të dhënave zyrtare sot rreth orës 11:10, Salla Operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë, është pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz” me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.Sh. 32 vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistolete.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Shkoder për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së.

 

Komento
Shperndaje