Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngjarje e rëndë në kryeqytet, flitet për viktima

Ngjarje e rëndë në kryeqytet, flitet për viktima
April 04
20:03 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të kryeqytetit, pranë zonës së Tiranës së Re. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe prej tyre fillimisht është mësuar se bëhet fjalë për një person që është hedhur nga ballkoni, në tentativë vetëvrasjeje. Për momentin nuk ka ende informacion rreth gjendjes shëndetësore e personit dhe nuk është bërë i ditur  as identiteti i tij. Por në bazë të pohimeve jozyrtare nga disa burime të blitz.al thuhet se bëhet fjalë për një vrasje brenda familjes, edhe pse kjo nuk është konfirmuar nga policia. Efektivët kanë bllokuar hyrjen e pallatit për banorët.

Në bazë të deklaratave të banorëve përreth thuhet gjithashtu se janë dëgjuar edhe të shtëna armësh. Megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar. Për momentin mbetemi në pritje të informacioneve të tjera.

Shperndaje