Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Humbin jetën 5 persona në një aksident, mes tyre 3 fëmijë

Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Humbin jetën 5 persona në një aksident, mes tyre 3 fëmijë
July 08
15:07 2018

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në magjistralen Suharekë – Duhël, konkretisht në fshatin Biraçë të Suharekës.

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi mes një veture të tipit BMW dhe një autobusi në Duhël të Suharekës ua mori jetën pesë personave. Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë.

Sipas Syri.net vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa komunikacioni vazhdon të jetë i bllokuar.

Njoftimi i plotë i zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha:

Rreth ores 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke Duhel ka ndodhur nje aksident i tmerrshem komunikacioni me c’rast kane humbur jeten pese persona: dy te rritur dhe tre femije. Vdekjet jane konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur ne mes te nje automjeti te llojit BMW dhe nje autobusi, Per informata shtese do te njoftoheni me kohe./Blitz.al/

Komento
Shperndaje