Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngjarje e rëndë në Kinë, 13-vjeçari i ngul thikën në kokë 12-vjeçares

May 20
17:43 2016

E pabesueshme se si një ditë e thjeshtë në park mund të shndërrohet në tragjedi.
Një djalë duke luajtur ka goditur shoqen e tij me thikë në kokë, por fatmirësisht mjekët kanë arritur t’ia shpëtojnë jetën vogëlushes. Incidenti ka ndodhur në një park në qytetin e Dogguan të Kinës Jugore.

Një grup fëmijësh po luanin dhe duke qeshur po përpiqeshin të kapnin njëri-tjetrin. Asnjëri nuk mund ta parashikonte se çfarë do të ndodhte. 13-vjeçari mbante në dorë një thikë dhe në një moment, pa asnjë arsye, i është drejtuar si “ninxha” 12-vjeçares Lin, e cila ishte e kthyer me shpinë. Vogëlushja ndjeu një dhembje të mprehtë në kokë dhe ra menjëherë përtokë. Gjaku filloi t’i rridhte mbi supe pasi tehu kishte shpuar kafkën në pjesën e prapme të kokës. Gjatësia e tehut me të cilën u godit vajza ishte 15.26 cm. Menjëherë kalimtarët përreth e morën Lin me makinë dhe e çuan në spital. Mjekët janë alarmuar nga ngjarja dhe fillimisht kujtuan se vajza ishte pa jetë. Fatmirësisht Lin jetonte dhe menjëherë mjekët e vendosën në aparaturë për një rezonancë magnetike për të kuptuar se sa kishte depërtuar thika dhe u habitën që nuk kishte prekur trurin. Ekipi i specializuar në kirurgji menjëherë filloi operacionin i cili zgjati disa orë.
Policia ka arrestuar 13-vjeçarin, por pak kohë më vonë ai është lënë i lirë si pasojë e moshës së vogël. Para se rasti të arrinte në gjykatë, familjet kanë rënë dakord që familja e djalit të paguante të gjitha shpenzimet e spitalit, rreth 900 euro.

Shperndaje