Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ngjarje e rëndë në Kavajë/ Polici vret ish-të dashurin e së afërmes, plagoset dhe vetë

Ngjarje e rëndë në Kavajë/ Polici vret ish-të dashurin e së afërmes, plagoset dhe vetë
October 10
10:09 2019

Një person ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, ndërsa një tjetër është plagosur.

Sipas ‘BalkanWeb’ , viktima, shtetasi i quajtur Dritan Haxholli, ka pasur një lidhje dashurie me një vajzë me inicialet M. Q. Po ashtu mësohet se prej disa javësh ata ishin ndarë, por kjo nuk ishte pranuar lehtë nga Haxholli, i cili e shqetësonte herë pas herë ish-të dashurën ne telefon dhe në banesë.

Raportohet se e njëjta gjë ka ndodhur edhe orët e para të së enjtjes. Haxholli ka marrë vajzën në telefon dhe i ka thëne se ajo nëse ndahej nga ai, ky i fundit nuk do ta linte të qetë. Duke u gjendur në këto kushte presioni, vajza e ka ftuar Haxhollin në banese për t’u sqaruar. Po ashtu ajo ka thirrur mikun e saj Bledar Toçin, i cili i kishte ofruar ndihme se do i zgjidhte konfliktin me ish te dashurin.

Në momentin kur ndodhi ngjarja, në banesën e vajzës ishin edhe 2 persona te tjerë, miq dhe fqinj të së resë. Në momentin kur Haxholli është futur në banesë i armatosur me kallashnikov para tij ka dalë polici i burgjeve Bledar Toçi dhe ka tentuar ta ndalë, por i dashuri i vajzës e ka qëlluar duke e plagosur. Në këto kushte polici ka nxjerrë armën e shërbimit pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Haxhollit duke e lënë të vdekur.

Policia ndërkohë ka dalë me këtë deklaratë në lidhje me këtë ngjarje:

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve. Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Shtetasi B.T., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes” /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share