Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngjarje e rëndë, 15-vjeçarja humb jetën gjatë operacionit, shkak mendohet anestezia. Mjeku tenton vetëvrasjen

Ngjarje e rëndë, 15-vjeçarja humb jetën gjatë operacionit, shkak mendohet anestezia. Mjeku tenton vetëvrasjen
May 16
09:24 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një adoleshente nga Tirana me iniciale B.P., 15 vjeçe, ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 01:00, në një spital privat në kryeqytet.

Burime policore konfirmojnë se ka dyshime që adoleshentja të ketë humbur jetën si pasojë e anestezisë, ndonëse ende nuk është zbuluar shkaku.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, mjeku anestezist që është marrë me vajzën, i cili ka inicialet T. Zh., 53 vjeç, nga Tirana, ka tentuar të vetëvritet duke injektuar anestezikë.

Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekësore e shtetases B.P./Blitz.al/

Komento
Shperndaje