Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngjarja në kopshtin zoologjik. Njerëzit reagojnë: Më mirë të kishte vdekur fëmija sesa gorilla!

Ngjarja në kopshtin zoologjik. Njerëzit reagojnë: Më mirë të kishte vdekur fëmija sesa gorilla!
May 31
19:01 2016

Ka bërë shumë bujë në media lajmi për vrasjen e gorillës, 4 ditë më parë (lexo këtu). Në mediat sociale ka pasur shumë kritikues, të cilët i janë drejtuar nënës së fëmijës duke e quajtur atë të pakujdesshme. Ata kanë ofenduar nënën dhe kanë thënë se ajo ka lënë pas dorë fëmijën në kopshtin zoologjik.

Pak ditë më parë, një grua, e cila thuhet se është nëna e fëmijës, ka postuar një status në Facebook, ku shkruan: “Perëndia mbrojti fëmijën tim derisa autoritetet e nxorën nga kafazi. Djali im është mirë dhe ne si shoqëri gjykojmë prindërit pa pasur faj, sepse unë e kontrolloj fëmijën tim, por aksidentet ndodhin”.

Femra të tjera, të cilat kanë ngjashmëri ose të njëjtin emër me nënën e fëmijës, si dhe vetë nëna, kanë marrë mesazhe ofenduese dhe kërcënuese nga njerëzit. Madje dikush i ka shkruar se gorilla ishte më i rëndësishëm se fëmija e saj. Kërcënimet kanë vazhduar të shtohen dhe për këtë arsye ka ndërhyrë policia e Cincinnati-t, e cila po mban situatën nën kontroll. Në krah të nënës kanë dalë dëshmitarët që kanë qenë në kopshtin zoologjik. Drejtori i kopshtit ka thënë se nëna ka qenë vigjilente për fëmijën e saj, por ishte aksident. Kurse, sipas një dëshmitareje tjetër, djali është penguar duke u zvarritur nëpër shkurre dhe në këtë rast nëna nuk ka mundur ta shpëtonte.

Humbja e gorillës ka shkaktuar shumë polemika dhe disa specialistë kafshësh janë bashkuar me turmën e kritikëve, që kanë akuzuar nënën  se duhej të kujdesej për fëmijën e saj. Njerëzit kanë hapur disa faqe në Facebook kundër nënës dhe në kujtim të gorillës. Madje ata kanë marshuar me pankarta dhe i kanë ngritur gorillës një përkujtimore.

Etiketimet
Shperndaje