Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngjarja në burgun e Shënkollit, babai i Flamur Sulajt: U vra qëllimisht

Ngjarja në burgun e Shënkollit, babai i Flamur Sulajt: U vra qëllimisht
August 01
12:19 2016

Familjarët e Flamur Sulaj, i cili mbeti i vdekur si pasojë e zjarrit që përfshiu qelinë e burgut të Shënkollit, shprehen se viktima është vrarë qëllimisht. Babai i tij, në një intervistë për Report Tv, e mohon që 25-vjeçari të ketë pasur probleme mendore.

Ai u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të ndjekin ngjarjen, pasi në mungesë të drejtësisë në Shqipëri, do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

“Djali im është vrarë qëllimisht, nuk ka pasur probleme mendore siç pretendojnë. I kërkoj shtetit që të zbardhë ngjarjen, pasi djalin ma morën të gjallë dhe ma sollën të vdekur. Unë do ta kërkoj të drejtën deri në Strasburg”, – është shprehur Nuredini. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje