Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngjarja mbetet mister, çfarë u gjet në trupin e 13-vjeçares që humbi jetën mbrëmjën e djeshme

Ngjarja mbetet mister, çfarë u gjet në trupin e 13-vjeçares që humbi jetën mbrëmjën e djeshme
October 12
10:42 2018

Disa detaje të tjera tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e 13-vjeçares në Tiranë e cila mbërriti e plagosur rëndë në spital dhe ndërroi jetë pask çaste më vonë. Ballkanëeb shkruan se në në kohën kur na ndodhur ngjarja vajza ka qenë në banesë më vëllain dhe nusen e tij, ndërsa ata ishin të dy shurdhë-memec.

Ndonëse si fillim u tha se vajza kishte një plagë në bark të shkaktuar nga mjete prerëse, mjeket kanë gjetur në trupin e saj mbetje saçme. Mbrëmjen e djeshme mësohet se u mor në pyetje babai, po ashtu edhe nëna e vogëlushes, ndërsa kjo e fundit tha se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Ndërkohë sot do të merren në pyetje vëllai dhe nusja e tij, pasi ndaj tyre bien të gjitha dyshimet se mund të fshihen pas ngjarjes, pasi kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja. Aktualisht grupi hetimor po punon në dy pista, atë të vrasjes, duke marrë parasysh edhe pozicionin e saçmës, si dhe atë të vetëvrasjes.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmë në zonën e Bregut të Lumit, ku Xhevat Brahaj sapo kishte hyrë në banesë, kishte parë përtokë vajzën e tij të mbuluar në gjak. Pavarësisht tentativës së mjekëve për ta shpëtuar, e mitura K. Brahaj, nuk mundi të mbijetonte.

 

 

 

Komento
Shperndaje