Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngiste Ferrarin me 200 km/h, nuk kanë të sosur telashet për Balotellin

Ngiste Ferrarin me 200 km/h, nuk kanë të sosur telashet për Balotellin
August 08
17:52 2017

Bomberi i Nice-s në kampionatin francez si dhe ish-sulmuesi i Kombëtares italiane, Mario Balotelli, është futur sërish në telashe, pasi është kapur në rrugët e Italisë duke ngarë Ferrarin e tij me 200 km/h.

Balotelli u kap nga policia para se të arrinte në Padova, ndërsa pak më vonë është parë me një mikun e tij të shëtiste me Lamborghini.

Sipas asaj që shkruan “Skysport”, Balotellit i janë hequr 5 pikë nga patenta, edhe pse vetë futbollisti ka mohuar të kenë ecur me atë shpejtësi që shkruajnë mediat.

“Nuk udhëtoja me 200 km/h, ishte një kontroll normal. Për fat të keq në Itali, nuk ka për të ndryshuar kurrë asnjë gjë, është më mirë në Francë”,- ka thënë Balotelli, i cili ka shtuar: “E di që me 200 km/h nuk është e lejuar dhe dua të theksoj se nuk është e vërtetë. Me siguri është sinjalizuar nga njerëz xhelozë, sepse edhe kontrolli nga policia ishte normal. Gazetat e ekzagjerojnë dhe nuk verifikojnë nëse një informacion është i vërtetë apo jo”,- ka përfunduar ai. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje