Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngacmimet seksuale, Fatos Lubonja: Di raste skandaloze në administratë

Ngacmimet seksuale, Fatos Lubonja: Di raste skandaloze në administratë
February 11
22:06 2019

I ftuar në “Opinion” në News24, analisti i njohur Fatos Lubonja ka folur për rastet e fundit të ngacmimeve dhe përdhunimeve seksuale. Duke marrë shkas nga rasti i policit në Malësi të Madhe që u arrestua pasi ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare, ai u shpreh se është e rëndë pasi bëhet fjalë për një polic që duhet të na mbrojë.

Ndërkohë duke folur për problematikën në Shqipëri, Lubonja ka treguar se dhe vetë ai është në dijeni të ngacmimeve seksuale në administratë, për të cilat duhet të organizohet një lëvizje si ajo #MeToo.

“A mund të ketë një #metoo dhe në Shqipëri? Është e vështirë ende shoqëria shqiptare për të denoncuar të tilla gjëra. Nuk është puna vetëm tek denoncimi i gjërave seksuale. Çfarë shohim me atë që ndodh në SHBA që gjithsesi një pushtet shumë i fuqishëm abuzon seksualisht në këtë rast duke pasur pushtetin dhe ka një lloj ndrojtje se ky të shkatërron karrierën ose të ardhmen. E pastaj në një moshë tjetër këto aktoret e famshme apo modelet kur kanë fituar ndërgjegjësimin më të madh kanë denoncuar. Kam përshtypjen që këtu në Shqipëri ndodhin shumë nga këto ngjarje nëpër administratat tona të ndërtuara mbi hierarki vertikale ku shefi është gjithçka, që nga nivelet më të larta ka dhunime, s’po them vetëm seksuale por edhe poshtërime të vartësve që nuk denoncohen. Madje në mënyrë skandaloze do thosha unë, di raste konkrete që ndodhin gjëra të tilla por njerëzit ikin në rastin më të mirë, por nuk e thonë. Po them njerëz, raste që e bëjnë ikjen nga një pushtet, institucion i caktuar e nuk denoncojnë kur duhet ta bëjnë. Nuk dua ta trajtoj problemin në mënyrë konkrete, por dua ta trajtoj në përgjithësi.”- është shprehur ai.

Duke se me vëmendjen mediatike që kjo problematikë po merr, po publikohen çdo ditë raste të reja që tregojnë se situata rreth nesh është shqetësuese.

Burimi: BalkanWeb

 

Komento
Shperndaje