Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nga sot nisin reshjet, ja sa do të ulen temperaturat

Nga sot nisin reshjet, ja sa do të ulen temperaturat
September 19
09:40 2019

Rikthehen reshjet e shiut në ditët e fundit të kësaj jave.

Këtë të enjte, moti do të jetë me vranësira mesatare. Reshjet e shiut kanë qenë prezente që në orët e para të dites në Veriperëndim, e gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin.

Reshjet do të jenë fillimisht me intesitet të ulët, ndërkohë që në pjesën e dytë të ditës reshjet do të fitojnë intesitet deri mesatar, hera-herës edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga Veriperëndimi deri në 15m/sek.

Temperaturat parashikohen me rënie në mesditë dhe në vazhdim:
-në zonat malore 11ºC deri në 25ºC
-në zonat e ulëta 15ºC deri në 29ºC
-në zonat bregdetare 17ºC deri në 28ºC

Share