Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nga mjek në luftëtar i ISIS-it

Nga mjek në luftëtar i ISIS-it
May 25
11:23 2016

Një mjek i shërbimit shëndetësor britanik ka lënë gruan dhe dy fëmijët e tij në Sheffield për t’iu bashkuar luftëtarëve të ISIS-it.

37-vjeçari Issam Abuanza, i cili njihet si personi i parë i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) që i bashkohet grupit militant, e ka marrë licencën në Britani në vitin 2009.

Sipas dokumenteve të nxjerra nga BBC-ja, mjeku me origjinë nga Palestina u largua në vitin 2014. Besohet se ai ka shkelur në Siri më 26 korrik të këtij viti.

Nga fotot që shihen në profilin e tij në Facebook, Dr. Abuanaza shfaqet i veshur me rroba ushtarake, me armë e duke lexuar Kur’an-in.

Familjarët e tij shprehen se janë të shokuar e se nuk kishin asnjë informacion për planet e tij.

“Ai ka qenë gjithmonë i qetë e tepër modern. Nuk e kuptoj se si u shndërrua kështu apo kush ia tregoi atij rrugën e terrorit”, – shprehet Najla Abuanza, motra e mjekut.

Më tej, ajo shton:

“Prindërit nuk do ta falin kurrë. Babai dëshiron ta shohë edhe një herë para se të vdesë. Ai i shpenzoi të gjitha energjitë e paratë për të dhe shiko si iu shpërblye”.

Mendohet se që nga tetori i vitit 2015 kur ai lëvizi nga lindja e Sirisë, nuk ka postuar më asgjë në rrjetet sociale.

Abuanza2

 

Abuanza1

Komento
Etiketimet
Shperndaje