Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nga celebrimi në fushatë/ Gaz Paja shfaqet në çeljen e fushatës së PS: Dua të bëhem pjesë e historisë

Nga celebrimi në fushatë/ Gaz Paja shfaqet në çeljen e fushatës së PS: Dua të bëhem pjesë e historisë
June 01
16:56 2019

Vetëm pak minuta më parë Gaz Paja i dha fund beqarisë duke u celebruar në tarracën e Bashkisë Tiranë me partneren e tij Ira Seferi. Por menjëherë pas celebrimit Paja ka shkuar në  Parkun Olimpik të Tiranës ku Partia Socialiste nisi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

Paja është poziconuar krah anëtarëve të PS, specifikisht krah kryebashkiakut Veliaj si dhe shihet nga fotoja e mëposhtme.

Gaz Paja është shfaqur krah Erion Veliajt në çeljen zyrtare të fushatës së PS-së për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Gaz Paja tha se është bërë pjesë e ekipit të tij sepse do që të hyjë në histori.

“E di që këto çuna dhe goca do hyjnë në histori dhe unë duam të jem pjesë e historisë”, u shpreh aktori.

Veç aktorit Gaz Paja, përkrah Veliajt janë shfaqur edhe atletja Luiza Gega, këngëtarja e mirënjohur Eneida Tarifa dhe sportisti Izmir Smajlaj.

Ata thanë se duan ta shohin vendin e tyre të ecë përpara, ndaj edhe mbështesin punën që ai ka bërë për Tiranën.

“Dua ta shoh vendin tim të ecë përpara dhe më bëhet zemra mal kur shikoj sa shkolla dhe terrene sportive shtohen cdo ditë. Dua që ky zhvillim që po i bëhet vendit, ne e meritojmë ta ngremë vendin tonë sa më lart” tha Luiza Gega.

Ndërsa Smajlaj dha një mesazh që 30 qershori të jetë pa dhunë.

‘Kam ardhur për të dhënë një mesazh jo politik, që 30 qershori të jetë ditë e zakonshme, pa rrëmujë dhe pa dhunë’, u shpreh Smajlaj.

 

 

Share