Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nga 1 tetori, shqiptarët do të “përgjohen” me detektivë në Zvicër

Nga 1 tetori, shqiptarët do të “përgjohen” me detektivë në Zvicër
September 09
09:38 2019

Në Zvicër, midis viteve 2009 dhe 2016, detektivët u përdorën në rreth 220 hetime në vit. Dy të tretat e atyre që u hetuan nga ta, u shpallën fajtorë për mashtrim, shkruajnë mediat zvicerane.

Në vitin 2016, Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut, vendosi që përfituesit e aksidenteve nuk duhet të gjurmohen, sepse nuk kishte një kornizë ligjore të përcaktuar ligjore që e përfshin këtë praktikë. Pastaj në vitin 2017, Gjykata Federale, gjykata më e lartë e Zvicrës, vendosi kundër praktikës edhe për përfituesit e aftësisë së kufizuar, pra dhe ata nuk mund të hetoheshin nga dedektivët.

Qeveria atëherë prodhoi ligje të reja për të sqaruar se çfarë është e mundur dhe çfarë jo. Shumë njerëz kundërshtuan ligjet e reja, kështu që u zhvillua një votim, që pavarësisht reagimeve, i miratoi ligjet e reja dhe kështu dedektivët mund të fillonin sërish punën.

Më 25 nëntor 2018, 64% e votuesve zviceranë votuan në favor të ligjeve të reja, duke i hapur rrugën detektivëve të rifillojnë punën e tyre hetimore.

Detektivët duhet të jenë të kualifikuar, të autorizuar dhe plotësojnë një seri kushtesh. Për më tepër, vendet ku dikush mund të vëzhgohet është i kufizuar në zona lehtësisht të arritshme. Personi që ndiqet duhet të jetë i informuar dhe konfidencialiteti e siguria e të dhënave duhet të garantohet.

Ligjet e reja do të hyjnë në fuqi më 1 tetor 2019. Shqiptarët në Zvicër janë ndër shtetasit që hetohen më shumë në vit nga këta dedektivë, në lidhje me të gjitha përfitimet që mund të kenë. /Blitz.al/

Burimi: Syri.net

Komento
Shperndaje