Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Neymar te PSG me kosto zero. Klauzola e kontratës do të paguhet nga vetë lojtari

Neymar te PSG me kosto zero. Klauzola e kontratës do të paguhet nga vetë lojtari
July 31
13:47 2017

Neymar është më pranë se kurrë kalimit te Paris St Germain në Francë.

Kanë qenë mediat spanjolle që e kanë bërë thuajse fakt të kryer këtë transferim, teksa kanë shtuar edhe detaje të tjera të mënyrës se si do të realizohet ai.

Mediat e Katalunjës shkruajnë se Neymar është thuajse i humbur sipas një sërë burimesh zyrtare të tyre, si dhe nga fakti se vetë lojtari nuk është kthyer në Barcelonë pas turit të realizuar në  SHBA, por  ka shkuar në Shangai të Kinës për një sërë takimesh tregtare.

Pas Kinës thuhet se Neymar do të udhëtojë drejt Doha-s në Emiratet e Bashkuara Arabe për të firmosur kontratën me klubin e ri.
Ndërkohë, babai i tij, që ka një rol të rëndësishëm në transferimin e lojtarit, ka zbarkuar në Barcelonë.

Sipas shtypit francez, PSG duket se ka gjetur mënyrën për të shmangur rregullin e “Fair Play”-t financiar për të kryer këtë transferim kaq të bujshëm.

Kompania “Qatar Sports Investment” do t’i paguajë lojtarit 300 milionë euro si figura qendrore e Botërorit të vitit 2022.

Në këtë mënyrë, do të jetë vetë lojtari që do të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës prej 222 milionë euro kundrejt Barcelonës, duke u liruar nga ajo për të firmosur më pas me francezët si të ishte me kosto zero.

“Qatar Sports Investment” ka për president Nasser Al-Khelaifin, numrin një të PSG. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje