Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Neymar i suksesshëm edhe jashtë fushës së blertë, mesazhe të nxehta me modelen kolumbiane

Neymar i suksesshëm edhe jashtë fushës së blertë, mesazhe të nxehta me modelen kolumbiane
February 08
14:36 2018

Ai ka probleme me marrëdhëniet me shokët e skuadrës së tij por jashtë fushe Neymar duket se është në një shoqëri shumë të mirë dhe sigurisht të nxehë sepse bëhet fjalë për një modele super seksi.

Sulmuesi brazilian i PSG-së, pas ndarjes nga e dashura e tij, Bruna Markezin, ka ditur shumë shpejt që të ngushëllohet, edhe pse për momentin nuk duket një lidhje, më shumë sesa virtuale.

Këtë e ka zbuluar modelja kolumbiane, Liliana Henao, e cila ka zbardhur njohjen e saj me ish-lojtarin e Bracelonës.

“Në tetor të vitit 2016, Nejmar fillimisht më dërgoi një ftesë në ‘Instagram’ dhe, më pas, nisi të shkëmbejë me mua mesazhe.

Fillimisht më pyeti në vija të përgjithshme dhe, më pas, e deri më sot kemi vazhduar që të mbajmë kontaktet së bashku. Nuk e di sesi arriti deri te profili im në ‘Instagram’, por ndoshta do të ketë parë ndonjë foto timen në disa revista spanjolle, në të cilat kam pozuar shpesh dhe nga aty do të jetë shtyrë që të më kontaktojë”, u shpreh Liliana, e cila shmangu çdo përgjigje në lidhje me pyetjet për një lidhje mes tyre.

 

 

Komento
Shperndaje