Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nesër “Dita pa Makina”, ja rrugët që do bllokohen dhe aktivitetet që do zhvillohen

Nesër “Dita pa Makina”, ja rrugët që do bllokohen dhe aktivitetet që do zhvillohen
May 21
17:08 2016

Me rastin e “Ditës pa Makina” që do të zhvillohet nesër më 22 maj, do të ketë bllokim të disa akseve rrugore për shkak të aktiviteteve të ndryshme që do të zhvillohen. Do të ketë kufizim të lëvizjes së automjeteve në kufijtë e Unazës së Vogël, në sheshin “Skënderbej”; shmangie të qarkullimit në rrugët “Degë Gjon Luli”, “Ibrahim Rrugova”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ura te Rruga e Elbasanit, rruga “George Bush”, “Rruga e Barrikadave”.

Një sërë aktivitetesh do të zhvillohen me nismën e Bashkisë së Tiranës. Qytetarët do mund të ndjekin panairin e turizimit, atë të produkteve bio, stendën e profesionistëve që punojnë me materiale të riciklueshme, panairin e organizatave mjedisore apo dokumentarin “Një turist në Tiranë”.

Të rinjtë do mund të bëhen pjesë e një sërë aktivitetesh, si kalërim me kuaj poni, të ndjekin festivalin e balonave, koncertin me performues të “Tirana Art Fest”, koncertin nga Qendra për fëmijë “Bujar Alliu”, koncertin Bras Band Uart, Latin Beat apo tu bashkohen fushave të lëvizshme të tenisit, basketbollit, futbollit.

Etiketimet
Shperndaje