Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Gjermani, Peleshi: 19,5 mln € për menaxhimin e mbetjeve

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Gjermani, Peleshi: 19,5 mln € për menaxhimin e mbetjeve
July 12
10:26 2016

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka nënshkruar një protokoll 2-vjeçar bashkëpunimi me ambasadoren e re të Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schuetz. Ky protokoll parashikon një fond prej 41.4 milionë eurosh për Shqipërinë dhe kryesisht 19.5 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve në Vlorë.

“Protokolli shton kontributin gjerman dhe rrit mundësinë tonë për të zbatuar axhendën e reformave. Kemi një përqasje dhe një përputhje perfekte të fushave të këtij protokolli dhe fushave të përcaktuara në programin qeverisës. Ka një lajm të mirë për rajonin e Vlorës sepse përmes këtij protokolli 19.5 milionë euro janë për menaxhimin e mbetjeve në Vlorë. Do të mundësohet ndërtimi i një sistemi modern për menaxhimin mbetjeve në Vlorë. Falënderoj kontributin gjerman, jo vetëm për shkak të financimit, por për shkak të modeleve që tani punojnë vetë”- u shpreh Peleshi.

Nga ana tjetër, ambasadorja gjermane deklaroi se bashkëpunimi mes dy vendeve ka shkuar në 1 miliardë euro deri tani.